
Një anakonda, thuajse 9 metra i gjatë është fotografuar në një betejë për jetë a vdekje me një krokodil në ujërat e pyjeve të Amazonës.
E nëse shumica e njerëzve do të mendonin se fitues në këtë betejë do të dilte krokodili për shkak se është më i fuqishëm e mundësinë për ta shqyer anakondën, nuk ka ndodhur kështu.
Zvarraniku ia ka dalë që ta mbërthejë fort amfibin 1.8 metra të gjatë, duke shtrënguar fort aq fort sa i theu këmbët dhe më pas e mbyti.
E gjitha beteja për jetë a vdekje ka zgjatur vetëm 8 minuta, me krokodilin që pati avantazhin në një moment të vetëm, kur arriti ta kafshonte anakondën, por zvarraniku ia doli të shpëtonte duke dalë triumfues, e me një vakt goxha të mirë.
©Copyright Gazeta SHQIP