
Udhëtimet me avion jo gjithmonë janë komode, e aq më pak nëse ato zgjasin për disa orë.
Të gjendur në këto rrethana shumë udhëtarë bëjnë edhe gjeste të çuditshme nga këmbët e zhveshura tek çiftet që hidhen mbi njëri-tjetrin.
Apo duke shkuar më tej tek ata që marrin edhe kafshët shtëpiake me vete, duke u paguar normalisht edhe biletën për të udhëtuar me pasagjerët.
Të çuditur nga këto gjeste udhëtarë të tjerë i kanë fotografuar ato për t’i shpërndarë më pas me pjesën tjetër të botës.