Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Australi biçikletat janë “letrat higjienike të reja”, të gjithë i duan

Në Australi biçikletat janë “letrat higjienike të reja”, të gjithë i duan

24
SHPËRNDAJE

Shitësit e biçikletave po luftojnë që të vazhdojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje nga blerësit,  që kur kufizimet nga koronavirusi u vunë në zbatim në muajin e shkuar. Në Australi, menaxheri i një dyqani të shitjes së biçiletave “Giant Sydney”, Grant Kaplan tregoi për interesimin e madh të njerëzve për dyrrotakun.

“Tani biçikletat janë kthyer në letrën e re higjienike, çdo kush do një copë”, tha ai për “The Guardian duke shtuar “Ne nuk mund të mbajmë ritmin për kërkesat për biçikleta. Me plot kuptimin e fjalës, telefoni po bie pa pushim”.

Shitësit e biçikletave u shqetësuan kur nisën masat kufizuese anti Covid-19 se do të ngelnin a punë. Por një javë nga nisja e karantinës, në dyqanet e biçikletave u detyruan të bënin turne ekstra, madje të ishin mangut me punëtorë.

Tashmë, në dyqan ka pushuar shërbimin për rregullimin e biçikletave dhe mekanikët merren vetëm me porositë e reja, nisur nga kërkesat e shumta.

-----