Ballina Lajme nacionale Në Arrëzë prej 30 vitesh asnjë investim në rrugë, banorët: Vetëm marrim...

Në Arrëzë prej 30 vitesh asnjë investim në rrugë, banorët: Vetëm marrim premtime në fushata

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Arrëza është një  fshat rreth 5 kilometra larg Bashkisë së Librazhdit. Në të jetojnë 150 banorë. Që prej vitit 1990 për shtrimin e kësaj rruge me asfalt kanë dëgjuar vetëm gjatë fushatave elektorale. Po në 3 dekada s’kanë parë gjë me sy.

“Nevojat tona, rruga ja siç e shikoni. Me një punëtor çdo bëjë ai me një kazmë dhe një lopatë. Premtime ka pasur të shohim do mbahen a s’do mbahen.”

“Partitë luftojnë për karriget e tyre s’luftojnë për ne.”

Kjo urë që u dëmtuar pas shirave të dimrit është e vetmja vepër e vitet të fundit që po ndërtohet për emergjencë. Në fshat nuk ka mjekë. Banorët kanë vështirësi për të shkuar të vizitohen në fshatin fqinj, aty ka një doktor.

“E kanë çuar doktorin në Semës po me çfarë të shkojmë mosha ime të paguajë makinë vajtje-ardhje,” thotë një i moshuar.

Jetojnë me pensione të vogla që s’u dalin as për ilaçe. Të rinjtë kanë ikur pasi veç punëve në bujqësi në fshat nuk ofrohet asgjë.

“Të mi ruaj zoti kam 10 kalamaj. Këtu s’kam asnjë jetoj vetëm me plakun,” thotë një banore. /abcnews.al/

The post Në Arrëzë prej 30 vitesh asnjë investim në rrugë, banorët: Vetëm marrim premtime në fushata appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----