Ballina AKTUALE Në airoportin e Prishtines, qytetarët e Lugines vetëm me letërnjoftim të Serbies

Në airoportin e Prishtines, qytetarët e Lugines vetëm me letërnjoftim të Serbies

449
SHPËRNDAJE
Foto: mup.gov.rs
Foto: mup.gov.rs
- Sponsor gjeneral -

Vendimi që Kosova të mos e njohë pasaportën serbe, por vetëm letërnjoftimin e saj dhe certifikatat e lindjes, si masë reciprociteti, po u shkakton më së shumti telashe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, citojn mediat Kosovare.
Por banorët e Lugines pohojn diçka të kundërt, një qytetare me iniciale H.I, e cila ka udhëtuar nga airoporti i Gjenevës, thotë për BujanociNet, se gjatë kontrollit të cilës i është bërë në airoportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Policia kufitare, nuk ka patur përoblem pasi që për vete e kishte letërnjoftimin dhe njërin fëmijë e posedonte çartifikatën e lindjes me fotografi, por për fëmijën tjetër nuk posedonte as një dokomentë tjetër përpos pasaportës Serbe, dhe thotë se nuk i kan bërë probleme, e kanë lejuar të zbresin, ndërsa i është tërhekur vërejtëja për herave tjera.

Edhe J.J nga Bujanoci me vendbanim në Gjilan kishte pasur fatin e njëjtë ngase nuk kishte letërnjoftim të Serbisë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë më kanë thënë se mund të udhëtoj me këtë dokument ngase tashmë është e pamundur të marrë letërnjoftim serb me arsyetimin se unë nuk kam vendbanim në Bujanoc, Madje as në rrugë tokësore nuk mund të shkoj në Gjilan”, tha J.J për albinfo.ch.

dhe agjencitë e udhëtimit po përballen për çdo ditë me raste të tilla. Menaxheri i “Rinori Travel”, Ismail Aliu, ka thënë për albinfo.ch se prej 9 janarit 2020, për çdo ditë ndodh të kthehen një ose dy udhëtarë që nuk kanë letërnjoftime por vetëm pasaporta të Serbisë.

“Sot, një udhëtare ishte detyruar të udhëtojë për në Beograd ngase kishte një rast të vdekjes, ndërsa raste të tilla kemi për çdo ditë dhe më së shumti po dëmtohen udhëtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilëve në një farë mënyre u është ndaluar udhëtimi për në Prishtinë, ngase shumica nuk kanë letërnjoftime dhe certifikata të Serbisë”, ka thënë Aliu./BujanociNet/

---- ----
-----