Ballina Showbiz Në 51-vjetorin e lindjes, Jennifer Aniston zbulon planet e së ardhmes: Kjo...

Në 51-vjetorin e lindjes, Jennifer Aniston zbulon planet e së ardhmes: Kjo është pamja… (FOTO)

48
SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Jennifer Aniston, ka festuar një ditë më parë 51-vjetorin e lindjes. E teksa vitet po kalojnë, ajo ka vendosur që të zbulojë se si e sheh të ardhmen e saj me shumë “të qeshura” dhe “fëmijë që vrapojnë”.

Aniston ka bërë një bisedë mjaft argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën e njohur “Interview”. Gjatë kësaj bisede, Jennifer ka folur hapur për jetën e saj dhe ëndrrat në sirtar.

“Çfarë është ajo që nuk e ke bërë ende?”, e pyet Bullock. “A është në nivel pune? A është në një zhvillim shpirtëror? A janë të gjitha këto më lart?”.

“Është më shumë si një pamje e vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijë duke vrapuar, dëgjoj trokitjen e akullit në një gotë, ushqim duke u gatuar. Kjo është pamja e gëzueshme në kokën time”, përgjigjet Aniston.

-----