Ballina Lajme nacionale Në 2020-tën pritet ngritja e aktakuzave nga Specialja

Në 2020-tën pritet ngritja e aktakuzave nga Specialja

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë ftesat për veteranët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Katër ftesat që kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale e kanë çuar në mbi 180 numrin e personave që janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për intervistim gjatë vitit 2019.

Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale së fundmi kanë ftuar edhe katër ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim. Për të dhënë sqarime për periudhën e luftës së vitit 1998-2000 mbi 180 luftëtarë janë paraqitur pranë kësaj Prokurorie përgjatë këtij viti. Së fundmi ish-pjesëtari i UÇK-së,

Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Specialja, ku do të paraqitet më 30 janar, pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar.

Përderisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ish-pjesëtar i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, ka treguar se ka marrë ftesë nga Specialja dhe atje do të paraqitet si i dyshuar.

Mirëpo kjo Gjykatë, që pritet t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

---- ----
----
-----
-----