Ballina Lajme nacionale Ndryshon pamja e “NewBorn”, kjo është arsyeja

Ndryshon pamja e “NewBorn”, kjo është arsyeja

39
SHPËRNDAJE

New Bornit i ka ndryshuar pamja sërish.

Sot do të bëhet përurimi i instilacionit “Reclamation” apo në shqip “Rimarrje” në monumentin NewBorn, si një instilacion që u bënë jehonë suksesit të grave në Kosovë.

E në kuadër të këtij instilacioni, monumenti NewBorn veç ka filluar të ndryshojë pamjen.

Shtatë shkronjat e tij kanë filluar të mbulohen me poster, ku shihen gratë dhe vajzat të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.

Në mesin e grave që janë vendosur në këta posterë, ka sportiste, artiste, politikane, gazetare etj

Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.

Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor.

-----