Ballina Lajme nacionale Ndryshon moti, shi dhe rrufe

Ndryshon moti, shi dhe rrufe

102
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Moti për dy ditët e ardhshme: Përgatituni për shi dhe rrufe.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë mot kryesisht i ndryshueshëm, kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë të parashikimit.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike. Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.

Deri më tani në KQZ vetëm dy parti politike i kanë dorëzuar listat. Ndryshe, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro.

---- ----
----
----- ----
-----