Ballina Shëndetësi Ndryshojnë kushtet për ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Biontech/Pfizer

Ndryshojnë kushtet për ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Biontech/Pfizer

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Ndryshojnë kushtet për ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Biontech/Pfizer

Një lajm i mirë ka pushtuar rrjetin, përsa i përket ruajtjes dhe transportimit të vaksinës anti-COVID Biontech/Pfizer.

Sipas mediave ndërkombëtare, të dhënat e paraqitura nga kompanitë tek autoritetet amerikane tregojnë se vaksina mund të ruhet në temperaturat nga -15 ° C në -25 ° C, deri në dy javë, në krahasim me kushtet e mëparshme ku kërkohej transportimi i saj në temperaturën – 60 ° C dhe – 80 ° C.

Ugur Sahin, CEO i Biontech, tha se kapaciteti i magazinimit të vaksinës në temperatura të larta do të t’u japë qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh, duke shtuar se kompania vazhdon të zhvillojë formulime të reja për ta bërë vaksinën edhe më të lehtë në transport dhe përdorim.

Ndryshojnë kushtet për ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Biontech/Pfizer
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----