Ballina Lajme nacionale Ndryshimi i kufirit, shpërthejnë reagimet në Kosovë kundër Borell

Ndryshimi i kufirit, shpërthejnë reagimet në Kosovë kundër Borell

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Prishtinë është kundërshtuar ashpër qëndrim i kreut të diplomacisë europiane, Jozeph Borrell, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse palët pajtohen për këtë në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun”, citohet në mediat e Kosovës Borrel. Presidenti Hashim Thaçi tha pas Samitit të Zagrebit se Kosova është një vend i pavarur dhe sovran dhe se dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura.

----

Qeveria në detyrë e Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë parimor dhe në të, nuk duhet të ketë harta. ” Për qeverinë e Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufijtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje, janë të papranueshme, ashtu sikurse një marrëveshje që përfshin ndryshimin e tyre si rezultat”, thuhet në reagimin e ekzekutivit të Kurtit.

Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, duke e çmuar angazhimin ndërkombëtar në lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, deklaroi se “Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bën pjesë në këto parime e vlera”. AAK sakaq tha se “ pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

----- ----