Ballina Sport Ndryshime skandaloze në Statutin e FSHF, Armand Duka bën gati rrugën të...

Ndryshime skandaloze në Statutin e FSHF, Armand Duka bën gati rrugën të kandidojë pa rivalë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë gjatë ditës së premte një Asamble të Jashtëzakonshme e cila po zhvillohet në kushte ekstreme me një ngut të paparë ndonjëherë nga institucioni i futbollit.

Arsyeja është e thjeshtë, nëpërmjet kësaj Asambleje do të bëhet ndryshimi i Statutit të FSHF-së, i cili ka si synim që t’i garantojë Armand Dukës rrugën drejt rizgjedhjes në kolltukun e presidentit të institucionit mundësisht pa garë.

FSHF, në mënyrë të paprecedent, ka ndryshuar kriteret e përzgjedhjes dhe kualifikimit të kandidatëve për president. Në mënyrë të papritur, për herë të parë shfaqet mes kritereve edhe banimi i përhershëm në Shqipëri apo ajo e pranisë në një parti politike apo në rolin e një funksionari politik.

Edhe pse FSHF i trumbeton këto si ndryshime statutore të kërkuara nga FIFA, asnjë prej tyre nuk është kërkesë e ndërkombëtarëve, është thjesht dëshirë e kreut aktual të FSHF-së i cili kërkon të blindojë poltronin pa pasur rivalë të fortë përballë në garë.

Në një nga pikat e statutit për vlefshmërinë e kandidaturave të presidentit apo antarëve të Komitetit Ekzekutiv, shtesë e këtij botimi është “Nuk duhet të jenë apo të kenë qenë, deputetë, kandidatë për deputetë, anëtarë të organeve drejtuese në ndonjë parti politike, ose funksionar politik në 5 vitet e fundit”.

Një nismë që qartësisht merr udhë nga zgjedhjet e kaluara në FSHF ku poltroni i Dukës u drodh nga kandidatura e Bashkim Finos e sigurisht që ai nuk do të dëshironte që të kishte përsëri kandidatë të tillë përballë, sidomos në një periudhë kur nuk gëzon shumë besim në komunitetin e futbollit që po mundohet me çdo mënyrë që ta nënshtrojë.

Një kriter i cili aplikohet edhe për Komtietin Ekzekutiv e që tani nxjerr nga gara një nga të besuarit e tij në këtë organ, funksionarin e PD, Enkelejd Alibeaj, ndërsa “shpëton” Vasil Bicin, të cilit i ka kaluar periudha 5-vjeçare që kur kandidoi për deputet për të njëjtën forcë politike.

Një ndryshim që Duka & Co. e bëjnë me argumentimin për të mbajtur sportin larg politikës, por që nuk shmang faktin që familjarët e afërm të kandidatëve mund të jenë eksponentë të lartë të një partie politike, si në rastin e vetë presidentit të FSHF. /vipsport.al/

 

---- ----
----
-----
-----