
Në kuadër të kompletimit të projektit për zëvendësimin dhe modernizimin e ndriçimit publik, është ndriçuar me sistemin LED edhe rruga kryesore në Tërnoc.
Përveç modernizimit, sistemi i ri i ndriçimit mundëson edhe uljen e shpenzimeve dhe kontrollimin e menaxhimin në formë elektronike të të gjithë sistemit të ri të instaluar.
Komuna e Bujanocit për këtë vit ka paraparë edhe projektime të reja me anë të së cilave do të bëhet avancimi i ndriçimit publik edhe në vendbanimet tjera të komunës tonë.