Ballina Lajme nacionale Ndodh edhe kjo, nusja shkon me vello për të votuar

Ndodh edhe kjo, nusja shkon me vello për të votuar

34
SHPËRNDAJE

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Kjo e diel e 6 tetorit 2019, është e veçantë por edhe aq e tensionuar për shumëkë.

Për dikë në mbarë botën sot mund të jetë ditë e zakonshme, disa mund të festojnë, por e gjithë Kosova është në zgjedhje.

Mirëpo po në këtë ditë zgjedhjesh disa kanë zgjedhur edhe të martohen, e detyra si një qytetare e Kosovës ka bërë që një grua të hedh votën e saj e veshur me vello.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi e arritur në adresë të Klan Kosovës, ku bëhet e ditur që kjo nuse votoi në fshatin Grashticë të Prishtinës, ndërsa dhe po mbante ceremoninë e martesës së saj.