Ballina Lajme Bota/Rajoni Ndodh çudia/ Prifti i pret kokën 52-vjeçarit dhe shpall vdekjen e koronavirusit

Ndodh çudia/ Prifti i pret kokën 52-vjeçarit dhe shpall vdekjen e koronavirusit

94
SHPËRNDAJE

Një prift në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç, si një dhuratë ndaj “perëndive” për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Prifti 70-vjeçar Sansari Ojha, nga tempulli i Brahmani Devi, është arrestuar nga policia pasi i preu kokën Kumar Pradhan. Prifti hindu nga rajoni Bandhahuda, raportohet se vrau burrin si dhuratë ndaj “perëndive” për t’i dhënë fund pandemisë botërore.

Ndërkaq, oficeri i policisë Ashish Kumar Singh, tha se Sansari ishte i dehur ditën që ka ndodhur ngjarja, madje dhe në momentin e arrestimit ai ishte po në atë gjendje.

“Prifti pretendon se ka parë një perëndeshë në ëndërrën e tij, e cila i ka kërkuar të sakrifikojë jetën e një njeriu për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Prandaj për t’iu bindur urdhërit të “perëndeshës” prifti flijoi 52-vjeçarin”, tha Alok Ranjan Ray, zëdhënës i policisë.

Ndërkohë raportohet se trupi i pajetë i Kumar Pradhan pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruan Daily Mail.

-----