Ballina LifeBizare Ndizet Tirana, ja çfarë do ndodhë sonte në kryeqytet

Ndizet Tirana, ja çfarë do ndodhë sonte në kryeqytet

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe pse është verë dhe mendja mund të na shkojë te plazhi, në kryeqytet ka plot aktivitete për të gjithë artdashësit dhe jo vetëm. Për të gjithë ata që duan të kalojnë një ditë ndryshe te Amfiteatri i Liqenit të premten do të organizohet eventi “Takohemi në Moulin Rouge”.

Ky spektakël do të sjellë në Tiranë plot kërcimtarë elitarë, të cilët do të performojnë numrat më brilantë nga arti i kërcimit si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, Ëndrra e një nate vere”, etj.

E premtja në kryeqytet do të jetë një natë e mrekullueshme nën tingujt e muzikës dhe nën interpretimin e shumë kërcimtarëve. Pse jo, një natë ku të gjithë mund të ftojmë dikë për të kërcyer së bashku tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Moulin Rouge – shfaqja e baletit me emrat më të mëdhenj të skenave botërore zbret në Amfiteatrin e Tiranës më 5 korrik, ora 20:30. Mbrëmje madhështore nën magjinë e artit botëror*Biletat mund t’i gjeni: pranë Amfiteatrit ose online në: https://www.myticket.al, Tel: 069 894 5369 / 067 40 34567

Publiée par Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sur Jeudi 4 juillet 2019

---- ----
-----