Ballina Shëndetësi Ndikimet pozitive të larjes së flokëve me ujë të ftohtë

Ndikimet pozitive të larjes së flokëve me ujë të ftohtë

10
SHPËRNDAJE

Nëse do që të keni flokë më të shndritshëm, më pak të çrregullt dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzoni para për produktet e pafundme, por thjesht, ndërro temperaturën e ujit, transmeton lajmi.net.

Ndiqini disa përfitimet që sjellë uji i ftohtë tek flokët:

Ruan shkëlqimin. Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Nuk ka më flokë në formë të çrregullt. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale.

Lëkurë më e pastër e kokës. Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes. /Lajmi.net/