Ballina Lajme nacionale “Ndihem si 15-vjeçare, eci vetë”, 103-vjeçarja voton në zgjedhjet e Kosovës

“Ndihem si 15-vjeçare, eci vetë”, 103-vjeçarja voton në zgjedhjet e Kosovës

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“Ndihem si 15-vjeçare, eci vetë”, 103-vjeçarja voton në zgjedhjet e Kosovës

Është 103 vjeçe, por mosha shekullore nuk e ka penguar Hava Ramonin që të votojë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë

Gazeta Scanner ka publikuar foton dhe videon e gruas shekullore që ecën vetë në këmbë drejt qendrës së votimit në Viti të Kosovës.

Ajo shprehet se ndihet si një 15-vjeçare dhe shton “askush prej krahu nuk më kap dhe eci vetë”.

Kjo shërben edhe si mesazh për të rinjtë e Kosovës që duhet të shprehin vullnetin e tyre dhe të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Deri më tani është vërejtur një numër i ulët i votuesve në Kosovë, më pak se zgjedhjet e shkuara. Për këtë edhe ndërkombëtarët kanë apeluar që zgjedhësit të mposhtin pandeminë dhe të ftohtin dhe të shkojnë të votojnë.

Video

“Ndihem si 15-vjeçare, eci vetë”, 103-vjeçarja voton në zgjedhjet e Kosovës
Jonida Dama

---- ----
----
-----
-----