
Studiuesit e SHBA-së injektuan vaksinën e parë eksperimentale të koronavirusit te një grua, duke udhëhequr një kërkim mbarëbotëror për mbrojtje ndaj virusit vdekjeprurës.
Me një “të shpuar” të kujdesshëm në krahun e një vullnetare të shëndetshme, shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle filluan një studim për një vaksine të mundshme kundër COVID-19.
Injeksioni thuhet se është zhvilluar në kohë record, pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë globin.
“Ne jemi ekipi koronavirus”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast”.
Ndërsa Jennifer Haller, 43 vjeçe, nga Seattle ndërsa priste veprimin e studiuesve tha: “Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”.
Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe ‘ata mendojnë se është mirë ’që po merr pjesë në studim.
Pas injektimit, ajo la dhomën me një buzëqeshje të madhe.
‘Ndihem mirë’, citohet të ketë thënë ajo.