Ballina Sport Ndeshja e jetës/ Gianluca Vialli ia del, mposht kancerin

Ndeshja e jetës/ Gianluca Vialli ia del, mposht kancerin

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nga ish futbollistët më të njohur italainë, Gianluca Vialli ia ka dalë që të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër kancerit. Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe i Juventusit zbuloi se e ka përfunduar me sukses ciklin e kimioterapisë:

“Jam mirë, në dhjetor mbarova kimioterapinë prej 17 muajsh. Ishte e vështirë, edhe për dikë të fortë si unë, si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Testet nuk tregojnë asnjë shenjë nga sëmundja. Jam i lumtur”, tha ai duke shtuar “ Në dhjetor përfundova kimioterapinë 17 mujore, një cikël prej 8 muajsh e tjetri prej 9. Ishte e vështirë . Të jesh mirë me shëndet do të thotë të shihem në pasqyrë, të shoh të më rriten flokët, të mos më duhet të vizatoj vetullat. Ndihem me fat”.

----

Vialli ka folur pastaj për momentin e vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19 “Ndihem me fat, mendoj për ata që shkojnë në spital dhe vdesin vetëm. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur sporti të kthehet, emocionet e kujtimet do të na ndihmojnë të kthehemi plotësisht në jetët tona”.

----- ----