Ballina Arti Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e...

Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore, për Dritëroin s’kemi para por t’i gjejnë vetë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministria e Kulturës ka ndërtuar disa shtëpi muze për figurat e shquara në vend.
E fundit ishte ajo e shkrimtarit Sterio Spasse në fshatin Gollomboç, në Prespë.

Vetë ministrja inspektoi punimet ku disa nga detajet i përcolli edhe në rrjetin social Facebook: 

“Në fshatin Gollomboç, në Prespë, ku po merr jetë shtëpia-muze e shkrimtarit Sterio Spasse. Falë një bashkëfinancimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Bashkimit Europian, nga një godinë e rrënuar, shndërruar në një kotec pulash, po kthehet në një qendër kulturore për zonën e turistët, që shijojnë peizazhin e mrekullueshëm të këtij fshati.

🟢 Një investim, që do të shtrihet edhe në rijetëzimin e hapësirave publike, në Gollomboç”, shkruan Margariti.
Ndërkohë, e pyetur një ditë më parë mbi gjendjen skandaloze të shtëpisë së Dritëro Agollit në vendlindjen e tij, Margariti tha se nuk ka fonde për të bërë një rikonstruksion të banesës së shkrimtarit dhe patriarkut të Partisë Socialiste.“Mendoj që me frymën e mirë të bashkëpunimit edhe vetë bashkia ashtu siç bëri edhe ministria që i zgjati dorën donatorëve për këtë muze dhe bashkia mund të ketë mundësinë fare mirë për të bërë një gjë të tillë,” thotë Margariti.

E teksa institucionet bëjnë ping-pong fondesh, shtëpia e një prej gjenive që i dha më shumë letërsisë shqipe shkatërrohet më tej.

---- ----
-----