Ballina Lajme nacionale Ndërron jetë në Hungari gazetarja e njohur e RTK-së

Ndërron jetë në Hungari gazetarja e njohur e RTK-së

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërron jetë në Hungari gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani-Bllaca.

Sot në moshën 32 vjeçare vdiq gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani.

Sipas informacioneve që posedon edhe AGK-ja, vdekja e saj erdhi si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.
Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet se “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca”.
“Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve. Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në reagim.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani Bllaca.
“Kjo vdekje e papritur ka tronditur shumë njerëz, jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani. Sylejmani Bllaca së fundmi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë. Vdekja e gazetares Sylejmani Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes. Në emër të AGK-së dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në reagim.
Ajo është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në Hungari.

---- ----
----
----- ----
-----