Ballina Lajme nacionale Ndërron jetë gruaja që u hodh nga vetura, i dyshuar burri i...

Ndërron jetë gruaja që u hodh nga vetura, i dyshuar burri i saj

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka ndërruar jetë gruaja që u hodh nga vetura që ishte në lëvizje.

Një grua dyshohet se është hedhur nga vetura e burrit para dy javësh në Suharekë. Ajo sot ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa burri i saj është marrë ngapolizia, raporton Express.

----

Një rast tragjik ka ndodhur para dy javësh në Suharekë.

Me 31 maj të këtij viti, sipas Policisë, një grua është hedhur nga vetura ku ka qenë me burrin e saj.
Gruas i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në Policinë Rajonale të Prizrenit thonë për se sot janë informuar se gruaja ka vdekur, ndërsa burri është i dyshuar dhe po mbahet në polici.

“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hudhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në polici, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veseli Gashi.

----- ----