Ballina Lajme nacionale Nderron jetë gazetarja Rushiti

Nderron jetë gazetarja Rushiti

99
SHPËRNDAJE

Ka vdekur gazetarja Burbuqe Rushiti.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme gazetarja dhe poetja e njohur, Burbuqe Rushiti.

Rushiti ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV, shkruan rtv21.tv.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

-----