Ballina Lajme nacionale Ndërron jetë 13-vjeçari që u alivanos në pishinën e Gërmisë

Ndërron jetë 13-vjeçari që u alivanos në pishinën e Gërmisë

144
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Prishtinë një djalë i moshës 13-vjeçare.

Ai ishte alivanosur sot në pishinën e Gërmisë.

Rastin e ka konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente në QKUK, Nerxhivane Halimi.

“Vdekja është konfirmuar në orën 16:20”, ka thënë Halimi për Insajderin.

Sot rreth orës 15:00, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi-Krasniqi deklaroi se 13-vjeçari ishte reanimuar dhe i ishte kthyer pulsi nga mjekët në pishinë pasi “ishte gjetur pa shenja jete”.

-----