Ballina Lajme Bota/Rajoni Ndërrojnë jetë edhe dy persona në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit...

Ndërrojnë jetë edhe dy persona në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit nga Covid-19

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka shkuar në 123 numri i viktimave në Greqi, pasi edhe dy persona kanë humbur jetën në orët e fundit.

Sipas mediave greke, kanë ndërruar jetë një burrë 88-vjeçar që ishte shtruar në spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv të AHEPA, si dhe një burrë 76-vjeçar që po kurohej në “Kryqin e Kuq”.

----

Gjithashtu bëhet e ditur se 88-vjeçari që ishte i prekur nga Coivd-19, kishte edhe sëmundje të tjera themelore.

Kujtojmë se dy ditë më parë referuar informacioneve të Zv.Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistit të sëmundjes infektive, Sotiris Tsiodras, nuk kemi pasur vdekje në vendin tonë.

Kjo shihet me plot optimizëm nga qytetarët, por edhe nga ekspertët.

Për më tepër, janë regjistruar vetëm shtatë raste të reja të konfirmuara, duke e çuar gjithsej numrin e rasteve të infeksionit në 2.408.

----- ----