Ballina Lajme nacionale Ndërpritet dezinsektimi në Prishtinë, shkak moti i papërshtatshëm

Ndërpritet dezinsektimi në Prishtinë, shkak moti i papërshtatshëm

19
SHPËRNDAJE

Për shkak të motit jo të mirë, është ndërprerë dezinsektimi në Prishtinë.

Ka më shumë se dy muaj qëkurse Komuna e Prishtinës ka nisur dezinsektimin e hapësirave ajrore kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Për disa ditë, ky proces është ndërprerë në fazën e katërt, për shkak të motit të papërshtatshëm.

Dezinsektimi është ndërprerë edhe të mërkurën, në kuadër të fazës së parafundit që ka filluar këtë javë.

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se sivjet, procesi i dezinsektimit është menaxhuar më mirë dhe numri i mushkonjave është më i vogël.

Disa qytetarë thonë se po shohin më pak mushkonja, derisa tregojnë se kohëve të fundit është shfaqur një insekt tjetër fluturues.

Sipas Komunës, dezinsektimi në kuadër të fazës së pestë pritet të rifillojë këtë të enjte dhe do të vazhdojë deri më 18 gusht.

Ndërsa në shtator, është planifikuar të realizohet faza e gjashtë dhe e fundit e dezinsektimit për këtë vit.

-----