Ballina Sport Ndërprerja e bojkotit, Rama: Gati të flasim me FSHF-në për të zgjidhur...

Ndërprerja e bojkotit, Rama: Gati të flasim me FSHF-në për të zgjidhur me mirëbesim hallet e Ligës

7
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndërprerjes së bojkotit nga ana e Ligës së Futbollit.

Përmes një statusi në “Twitter”, Rama shkruan se tashmë është i gatshëm që të bisedojë me FSHF-në për të zgjidhur problemet e Ligës:

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!

Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, shkruan Rama. (TemA)

-----