Ballina Lajme nacionale ‘Ndërkombëtarët bënin presion për taksën si Serbia’

‘Ndërkombëtarët bënin presion për taksën si Serbia’

17
SHPËRNDAJE

Taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës po vazhdon.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai ka kryer intervistim dhe se më nuk ka obligime ndaj kësaj Gjykate Speciale.

Haradinaj ka thënë se ashtu siç ka thënë pas dorëheqjes, pas kthimit nga ajo Gjykatë ai do të kandidonte sërish për kryeministër.

“Unë do të kandidoja. Por, këtë nuk do të mund ta bëja sikur të kishte ndonjë aktakuzë në fuqi. Por, unë kam kryer obligimet e mia ndaj kësaj Gjykate”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se edhe presioni për taksën ishte një arsye tjetër e dorëheqjes së tij.

“Është presion i padrejtë për Kosovën. Edhe dorëheqja ime është shenjë se ishte i tepërt gjithë ai presion. Bashkësia ndërkombëtare bënte presion të njëjtë me Serbinë, sepse kërkesa për suspendimin e taksës ishte e Serbisë. Nuk e kuptoj se si ndërkombëtarët bënin presion ashtu”, ka thënë Haradinaj tutje në Debat Plus të Rtv Dukagjinit.

Tutje, ai tha se po të varej nga opozita, ai do të ishte kryeministër edhe 10 vite.

-----