Ballina Sport Ndërhyrja e Ferguson-it/ CR7 dhe Messi mund të luanin në një skuadër...

Ndërhyrja e Ferguson-it/ CR7 dhe Messi mund të luanin në një skuadër në vitin 2009

11
SHPËRNDAJE

Nuk ka tifoz futbolli që mos ta ketë dëshiruar që dy nga futbollistët më të mirë të botës, Cristian Ronaldo dhe Lionel Messi të luanin bashkë në një skaduar.

E kjo dëshirë mund të ishte kthyer në realitet në vitin 2009. Skuadra e Mançester Junajtid preferonte që ta shiste portugezin, Kristiano Ronaldo te Barcelona më shumë sesa te Reali i Madridit, raporton “Sun Sport”.

Ishte Sir Aleks Ferguson ai që nuk dëshironte të lejonte portugezin të kalonte te Reali, të cilit nuk do t’i jepte as edhe një “virus”, le pastaj xhevahirin e skuadrës.

Mirëpo, dëshira e portugezit rezultoi vendimtare në kalimin e tij në Bernabeu në vitin 2009, për shifrën rekord 94 milionë euro.

“Sun Sport” citon më tej që Ferguson madje kishte kontaktuar me drejtuesit e klubit të Barcelonës për t’i nxitur që të bënin një ofertë për Ronaldon, gjithsesi portugezi ishte i vendosur për të ardhmen e tij në Madrid.

-----