Ballina Sport Ndërhyn dhe Brukseli: çfarë po e kërcënon Champions League-n?

Ndërhyn dhe Brukseli: çfarë po e kërcënon Champions League-n?

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Komisioni Evropian ka mbështetur FIFA-n dhe UEFA-n në betejën e tyre kundër shfaqjes së një Super League të re të futbollit, një garë e klubeve më të pasura që duhet të zëvendësojnë Champions League.

“Nuk ka vend për disa individë që duan të shtrembërojnë natyrën e shumëfishtë të futbollit evropian. Mënyra evropiane e jetës është e papajtueshme me idenë se futbolli evropian i klubeve do të ishte e drejta ekskluzive e të pasurve dhe me ndikim”, tha Komisioneri për Zhvillimin Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas për revistën greke Politico.

Kështu Schinas paraqiti qëndrimin e Komisionit Evropian në lidhje me zërat në rritje se një grup klubesh të forta evropiane synojnë të bashkohen në garën e tyre të një Super League.

Schinas, së bashku me FIFA dhe federatat kontinentale të futbollit, kanë kërcënuar me pasoja të rënda për të gjitha ato klube dhe futbollistë që duan të hyjnë në këtë kompeticion të ri.

Të gjitha organizatat e futbollit të përfshira në FIFA kanë theksuar se ata nuk do ta njohin Super League-n  dhe ekzistenca e një gare tjetër në kalendar është pothuajse e pamundur.

---- ----
----
----- ----
-----