

Robert Berisha dhe Nora Istrefi më nuk janë bashkë. Është Roberti ai që e ka konfirmuar ditë me parë se ai dhe Nora janë ndarë.
Përmes një postimi në Instagram, Roberti e ka konfirmuar ndarjen, ndërsa ka thënë se vazhdon të ketë miqësi të mirë me Norën, përcjell ORAinfo.
“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën”, ka thënë ndër të tjera Roberti në njoftimin e tij për ndarje nga Nora Istrefi.
Por edhe pse kanë kaluar disa ditë nga lajmi për ndarjen e tyre, Nora ka vendosur të heshtë. Ajo nuk ka postuar asgjë deri me tani në lidhje me ndarjen nga burri i saj.
Postimi i saj i fundit është bërë ditë me parë në Instastory ku shfaqet duke u relaksuar jashtë Kosovës.
Me poshtë e gjeni videon që Nora e ka publikuar një ditë para lajmit për ndarjen nga Roberti. Nga ajo kohë, Nora është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. /ORAinfo/