Ballina Sport Ndarja nga jeta e Maradonës, Olsi Rama: Për të ia vlente të...

Ndarja nga jeta e Maradonës, Olsi Rama: Për të ia vlente të prisje të shtunën dhe të dielën

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndarja nga jeta e Maradonës ka bërë që bota e futbollit të jetë në zi.

Në lidhje me Skype me emisionin Rubrika Sportive ishte drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Rama u shpreh se argjentinasi ishte poezia e lojës së luajtur.

”Kam pasionin tim për Juventusin. Maradona është quajtur dora e zotit për atë episod të bërë. Ai është poezia e futbollit. Për një brez të hershëm, Maradona përkon me ngjyrat.

Ishte fenomeni që zbukuroi tablonë e futbollit. Për të ai vlente të prisje të shtunën dhe të dielën. Disa nga titujt e gazetave shkruanin ADIOS.

Nëse zoti do zgjidhte një  ëngjëll për të luajtur, ai ishte Maradona. Maradona ishte poezia e futbollit.

Atë që e bënte në fushën e lojës, në jetën private e kalonte në gjërat e tjera. Janë shembuj të jashtëzakonshem.

Ai ishte talenti në formën më puro. Të gjithë brezat do shikojnë golat e tij” – Tha Rama.

---- ---- ----
-----