Ballina Lajme nacionale Ndarja nga jeta e gjeneralit të FA, Meta: Do të kujtohet gjithmonë...

Ndarja nga jeta e gjeneralit të FA, Meta: Do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku. Gjenerali humbi betejën me koornavirusin.

Në një shënim në rrjetet sociale, Meta ka vlerësuar angazhimin dhe përkushimin e gjeneral  Sallakut te Forcat e Armatosura, ku së fundmi mbante postin e rëndësishmë të Komandantit të Komandës Mbështetëse.

“Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.

Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje! 🇦🇱, shprehet Meta. g.v/abcnews.al

The post Ndarja nga jeta e gjeneralit të FA, Meta: Do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje appeared first on Abc News.

---- ----
-----