Ballina Lajme nacionale Ndalohen në kufi me Serbinë dy pjestarë të FSK-së

Ndalohen në kufi me Serbinë dy pjestarë të FSK-së

15
SHPËRNDAJE

Sot, në pikën kufitare të Jarinjës në kufi me Serbinë janë ndaluar dy pjesëtarë të FSK-së.

Arsyet e ndalimit nuk dihen, teksa informacionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Megjithatë, ai ka thënë se të njëjtit janë liruar menjëherë.

“Është e vërtetë, dy pjesëtarë janë ndaluar, mirëpo sipas informacioneve ata janë lëshu menjëherë, pra i kanë ndalë shumë shkurt”, ka thënë Shala.

Ndërkaq që ende nuk dihet nacionaliteti i ushtarëve që janë ndaluar në kufi.Kujtojmë se edhe në të kaluarën ka pasur veprime të ngjashme të shteti serb me ndalimin e zyrtarëve nga Kosova.

Më së shpeshti, nga aparati shtetëror i Beogradit janë ndaluar zyrtarët serbë që punojnë në sistemin e Republikës së Kosovës.

-----