Ballina Lajme nacionale Ndalimi i Xhabir Zharku, ja çfarë kërkon Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ndalimi i Xhabir Zharku, ja çfarë kërkon Prokuroria Themelore në Ferizaj

19
SHPËRNDAJE

Mbrëmë është vënë në pranga ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zhakru.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj që t’i caktojë masën e paraburgimit ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zhaku, i cili gjendet në ndalim që nga data 14 dhjetor 2019.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i Zharku, “me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ‘Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit’”.

Lajmi mbrëmë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Zharkut.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi , i cili gjendet në ndalim që nga data 14 Dhjetor 2019.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit˝ nga neni 339 parargafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.