Ballina Lajme nacionale Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

13
SHPËRNDAJE

Sot është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut një ushtar i UÇK-së.

Zyrtari nga Jetlir Zyberaj përmes Facebookut ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Zyberaj ka thënë se MPJ e dënon ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.

“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Ai më tej ka shtuar se janë në kontakt me autoritetet maqedonase.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje”, ka thënë Zyberaj.

-----