Ballina Lajme nacionale Ndalesën për lëvizje e kanë shkelur 62 persona, 482 sanksione për mosmbajtje...

Ndalesën për lëvizje e kanë shkelur 62 persona, 482 sanksione për mosmbajtje të maskës

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 7 prill – Prej orës 20 më 6 prill deri në orën 5 më 7 prill 2021 është konstatuar se 62 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e shtetit, për masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 482 kundërvajtje, njoftoi MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

The post Ndalesën për lëvizje e kanë shkelur 62 persona, 482 sanksione për mosmbajtje të maskës appeared first on KOHA.

---- ----
-----