Ballina LifeBizare Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelës turke që çmendi shqiptarët...

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelës turke që çmendi shqiptarët (EMRI+FOTO)

174
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur turk, Rexhep Aktug, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

I njohur për rolin e Hilmiut në serialin e famshëm turk “Dashuri e ndaluar”, Aktug kishte disa kohë që ishte shkëputur nga bota e filmit për shkak të sëmundjes së rëndë në mushkëri.

Lajmin e bëri publik e bija e aktorit me anë të një postimi në Tëitter. “Humba babain tim të dashur”, – shkruan vajza e aktorit. Pas mesazhit, me mijëra mesazhe ngushëllimi kanë shkuar në drejtim të familjes së të ndjerit, shkruan Class.