Ballina Lajme nacionale Ndahen milionat për zgjedhje

Ndahen milionat për zgjedhje

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministria ndan milionat për zgjedhje.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ndarë mjetet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të gjashtë tetorit.

MF duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarje të buxhetit për KQZ-në.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna për KosovaPress tha se gjatë 24 orëve të ardhshme mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së e cila kjo e fundit do t’i shfrytëzojë për organizimin e zgjedhjeve.

Të martën, KQZ, në mbledhjen e saj kishte kërkuar 5 milionë e 698 mije euro nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve.

---- ----
----
----- ----
-----