Ballina Lajme nacionale Ndahen deputetët e PS, Rama braktis Vlorën dhe merr drejtimin e Veriut

Ndahen deputetët e PS, Rama braktis Vlorën dhe merr drejtimin e Veriut

15
SHPËRNDAJE

Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar 3 figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit. Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kreu i qeverisë Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës, i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Duket se Kryeministri lë Vlorën dhe rikthehet për të drejtuar qarqet e veriut të vendit, atje ku Partia Socialiste sigurisht që nuk ka forcën e saj elektorale, ashtu sin ë jug të vendit.

-----