Ballina Lajme Bota/Rajoni Navalny humbi 15 kile, pritet të ushqehet me zorr

Navalny humbi 15 kile, pritet të ushqehet me zorr

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Administrata e burgut ku është vendosur Alexei Navalny po kërcënon ta ushqejë atë me forcë, pasi kritiku i Kremlinit është në një grevë urie dhe ka humbur 15 kilogramë që kur mbërriti në burg muajin e kaluar, thanë aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.

Navalny peshon 77 kilogramë, tetë më pak se pesha në fillim të grevës së urisë dhe 15 më pak se pesha në kohën e mbërritjes së tij në koloninë penale, tha llogaria zyrtare e Alexei Navalny në Twitter.

“Duke kuptuar seriozitetin e grevës së urisë, administrata kërcënon të fillojë ushqimin me forcë çdo ditë. Në të njëjtën kohë, Alexei u transferua nga departamenti mjekësor,” shtoi njoftimi.

Aleatët e Navalny pretendojnë se administrata e burgut nuk lejon që i burgosuri të ekzaminohet nga një mjek i jashtëm, raporton Reuters.

The post Navalny humbi 15 kile, pritet të ushqehet me zorr appeared first on KOHA.

---- ----
-----