Ballina Lajme nacionale Naser Osmani “dyshon” se prokurori që e ka ngritur aktakuzën kundër tij...

Naser Osmani “dyshon” se prokurori që e ka ngritur aktakuzën kundër tij është shtyrë nga dikush

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Deputeti Osmani “dyshon” se prokurori që e ka ngritur aktakuzën kundër tij është shtyrë nga dikush.

Një komunikim jo të zakonshëm e kanë pasur pas përfundimit të seancës gjyqësore deputeti i akuzuar, Naser Osmani e prokurori që ka ngritur aktakuzën në rastin “3 për qind”, Atdhe Dema.

Pasi gjyqtarja e rastit është larguar nga gjykatorja, i akuzuari Osmani i është afruar prokurorit Dema.

“Boll interesant me u bo lajm qeto ditë”, i është drejtuar Osmani-Demës.

“Urdhno?”, ka qenë përgjigja e tij.

Pastaj Osmani ka aluduar se prokurorin dikush e ka shtyrë.

“Kush të ka thanë”, i është drejtuar Osmani.

“Mu me kanë thanë a? Shiko. Ti je i akuzuar e unë jam prokuror. Nuk na lejohet neve me fol”, ka qenë reagimi i prokurorit Dema.

Përderisa Dema fliste, Osmani disa herë me ton më të lartë i drejtohet me pyetjet: Çka, Çka, Çka?

“Atë gjuhë mos e përdor”, i është drejtuar Dema Osmanit.

Situatën janë munduar ta qetësojnë avokatët mbrojtës të të akuzuarve të përfshirë në këtë aktakuzë.

---- ----
----
----- ----
-----