Ballina Sport Napoli ndërron serish mendje, nuk e shet Hysajn

Napoli ndërron serish mendje, nuk e shet Hysajn

10
SHPËRNDAJE

Napoli nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Elseid Hysajt në janar, edhe pse vetë mbrojtësi shqiptar dhe menaxheri i tij Giuffredi që gjatë merkatos së verës u shprehën se kishte ardhur momenti për të ndryshuar ambient.

Problemet që po kalon skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso në prapavijë kanë ndryshuar situatën e shkodranit. Ghulam nuk luan prej muajsh dhe nuk është grumbulluar as për ndeshjen me Interin. Drejtori sportiv Giuntoli synon t’i gjejë një destinacion të ri algjerianit, me shumë mundësi në Francë, ku do të merrte minutat e nevojshme në këmbë.

Malcuit është në fazën riaftësimi për shkak të një dëmtimi, ndaj alternativat në prapavijë kanë shteruar. Kjo është arsyeja pse klubi napolitan ka vendosur të mos e shesë shqiptarin.

-----