Ballina Lajme nacionale Naim Qelaj zyrtarisht pranoi detyrën e Avokatit të Popullit

Naim Qelaj zyrtarisht pranoi detyrën e Avokatit të Popullit

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Sot u bë dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Jashari uroi që ky institucion të vazhdojë rrugëtim të mbarë, duke thënë se është i gatshëm me gjithë kapacitetin profesional të bashkëpunojë, nëse kjo i kërkohet.

Ndërsa, avokati Naim Qelaj tha se ndihet i priveligjuar dhe i nderuar me besimin që i është dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e tij Avokat i Popullit për një mandat 5 vjeçar.

Ai u zotua se dot’i përmbushë detyrat sipas Ligjit dhe Kushtetutes.

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime./21Media

The post Naim Qelaj zyrtarisht pranoi detyrën e Avokatit të Popullit appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----