Ballina AKTUALE Nagip Arifi: Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin!

Nagip Arifi: Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin!

297
SHPËRNDAJE

Pas ndihmës që i dha kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një postim në facebook, kreu i PD-së në Bujanoc Nagip Arifi, e faleminderoi Kryeministrin Kurtin.

Postimi i plotë i Arifit pa ndërhyrje:

Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin!

Sot është bërë transaksioni i mjeteve 500.000 € për Luginën e Preshevës dhe konkretisht 200.000 € për Komunën e Bujanocit.

U jemi falenderues Qeverisë Kurti për këtë infuzion financiar që i dhanë Komunës tonë, e sidomos në këtë gjendje të jashtzakonshme të pandemisë nga COVID-19.

Mirënjohje përtej shumës së mjeteve do të jemi veprës vëllazërore që keni treguar, andaj këso ditë të mira për Luginën pritshim edhe më shpesh, sepse kufiri na ndan por gjaku na bashkon.

#FALEMINDERIT 🙏

-----