Ballina Lajme Nadër Sadiku, zyrtarisht drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë

Nadër Sadiku, zyrtarisht drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë

20
SHPËRNDAJE

Pas aprovimit të këshilit të shkollës dhe institucioneve vendore, zyrtarisht edhe Ministria e Arsimit me vendim e emëron z.Nadër Sadikun për drejtor të Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.

Z.Nadër Sadiku në këshillin e profesorëve kishte fituar bindshëm ku nga 103 të punësuar në këtë kolektiv për z.Sadiku kishin votuar 85 prej tyre, ndërsa nëntë vota ishin të pavlefshme.

Gjithashtu, me datë 27.11.2019 Këshilli i Shkollës së gjimnazit “Skënderbeu” kishte mbajtur mbledhjen me rend dite: Dhënia e mendimit për kandidatët për tu zgjedhur drejtor shkolle, me ç’rast nga 9 anëtarët e Këshillit Nadër Sadiku mori 7 vota. Edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar z.Sadiku mori mendimin pozitiv.

Sot, z.Sadiku ju dha edhe vendimi nga ana e ministrisë së arsimit me të cilin zyrtarisht emërohet drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë