Ballina Lajme Bota/Rajoni Nacionalizmi i vaksinës Covid i Perëndimit: Lëri të gjithë prapa

Nacionalizmi i vaksinës Covid i Perëndimit: Lëri të gjithë prapa

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Michael Meyer-Resende, euobserver

BE po udhëheq një politikë të vështirë  dhe pothuajse askush nuk po flet për të. Ndoshta sepse ka shumë presion në një politikë të fortë dhe të pamëshirshme.

Së pari, BE-ja njoftoi se ka kontribuar 1 miliardë euro në organizatën COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila do të blejë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Qeveria gjermane deklaroi një kontribut prej 1.5 miliardë eurosh për të njëjtën strukturë.

Sipas një gjurmuesi të blerjes së vaksinave nga Duke Global Health Innovation Center, BE dhe SHBA kanë blerë ose porositur më shumë se 200 përqind të nevojave të tyre dhe MB 350 përqind.

Kanadaja ka urdhëruar një furnizim prej 500 përqind më shumë sesa  duhet për të vaksinuar çdo qytetar të saj. E gjithë kjo mund të ketë disa përfitime, duke i treguar kompanive se prodhimi duhet të rritet.

Nuk ka dyshime se BE dhe të tjerët do të ndihmojnë vendet në nevojë nëse kanë furnizime të tepërta por çështja në të gjithë këtë situatë  është koha. Tani ka shumë pak vaksina,pavarësisht porosive të bëra. Nëse bujaria  fillon vetëm pasi të vaksinohen të gjithë europianët, vendet e tjera dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë do të jenë në pritje të gjatë, raporton abcnews.al

Mesa duket qasje e BE-së është: “Mos lini pas askënd – por pasi të jemi vetë të sigurt “. Joe Biden tashmë konfirmoi se do t’i përmbahet qasjes “ Amerika e para” për sa i përket vaksinimit.

Justin Trudeau bëri të qartë se kanadezët  janë prioriteti, por nëse kemi më shumë vaksina sesa është e nevojshme, absolutisht do t’i ndajmë me botën, tha ai. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka folur për “doza të tepërta” për t’u dërguar jashtë vendit , por pas vaksinimit të popullsisë së saj.

Kancelarja Angela Merkel ndjek të njëjtën linjë. Ndoshta shumë udhëheqës thjesht presin që të ketë më shumë përparim për sa i përket zhvillimit të vaksinave dhe fushatës së vaksinimit.  Kur njerëzit ndihen më mirë për situatën, ata mund të jenë më bujarë.

Por kjo nuk është diçka pozitive.

Cilët janë të parët?

Si shoqëri nuk mund të injorojmë zgjedhjet e zymta morale. Është e çuditshme të shohësh kaq shumë debate të hidhura për gjëra më të vogla dhe asnjë diskutim të vërtetë në lidhje me këtë zgjedhje të madhe, e cila prek drejtpërdrejt secilin prej nesh dhe është çështje jetë a vdekje për disa: se kush merr vaksinat i pari?

Dilema nuk është e vështirë të shpjegohet:  Personat që nuk bëjnë pjesë e grupeve të rrezikuara , a  duhet të vaksinohen para një infermiere në Ukrainë ose një mjek në Tunizi, vetëm sepse dikush është pjesë e BE-së?

Personeli mjekësor përballet me një rrezik të lartë të infeksionit ndërsa ata shpëtojnë jetë çdo ditë. Kjo është ajo për të cilën duhet të diskutojmë. Ata sigurisht duhet të jenë të parët që duhet të vaksinohen, raporton abcnews.al

Fakti që BE ka rënë dakord për ndarjen e vaksinave midis 27 vendeve anëtare të pavarura nga pasuria e tyre paraqet përparim moral, por kjo nuk duhet të ndalet deri në kufijtë e BE-së.

OBSH ka të drejtë që kërkon që BE të dhurojë doza aktuale të vaksinave në programin e saj COVAX. Presidenti Emmanuel Macron ka sugjeruar që vendet e BE të dorëzojnë pesë përqind të dozave të disponueshme tani dhe një pjesë më vonë.

Ky do të ishte një fillim i mbarë.

Macron duket të jetë veçanërisht i shqetësuar që Kina dhe Rusia plotësojnë boshllëkun në një luftë të butë të vaksinave, përfshirë brenda BE-së. Ky nuk është një konkurs i lehtë për demokracitë. Rusia ka fituar para dhe simpati me eksportimin e vaksinave të saj Sputnik, ndërsa është shumë e ngadaltë në fushatën e saj të vaksinimit në vend .

Udhëheqësit demokratë nuk kanë luksin të injorojnë popullatën e tyre. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të tregohen bindës në shpërndarjen e tyre. Përktheu Sonila Backa-abc

---- ----
----
-----
-----