Ballina Lajme nacionale “Na vranë…”, dëshmia e Fadil Memës: Si më qëlloi me 11 plumba...

“Na vranë…”, dëshmia e Fadil Memës: Si më qëlloi me 11 plumba Florenc Çapja

91
SHPËRNDAJE

Një sherr banal në një disko të Elbasanit në vitin 2005, do të bëhej alibi për dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë.

Sherri ishte mes Sokol Çapjes, pronar i një lokali në periferi të qytetit dhe mikut të tij Dritan Sheme, po nga Elbasani. Një ditë pas ngjarjes, familja Capja kërkoi takim me të afërm të Shemes dhe pikërisht me dajën e këtij të fundit, ish-shef i Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.

Ky i fundit, që kishte lidhje miqësie me familjen Çapja, doli garant se sherri do të mbyllej me kaq. Por, pavarësisht kësaj, Sokol Çapja u vra në një lokal pranë universitetit nga një person me maskë, ndërkohë që më vonë u vra dhe komisari.

Goditja me 11 plumba nga Florenc Çapja

Më 30 janar së bashku me vëllezërit dhe kunatin tim kam shkuar për ngushëllim tek një komshi. Rrugës në kthim kam parë deputetin e Elbasanit Aurel Bylykbashi me Kujtim Hazbiun, me të cilët u përshëndeta. Pas një ose dy minuta dëgjoj kunatin tim Ardianin që të bërtasë “…na vranë…”. Në këto moment kam parë një person të veshur me kombinoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin tim, duke më shpuar pardesynë. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërisht dhe e njoha që ishte Florenc Çapja.

Në këtë moment i kam thënë “…o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërisht armën….” Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja e ka qëlluar sërisht në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë Mauzer dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia Florenc Çapja.

VRASJA E FADIL MEMËS NË TORINO

Në mars 2015, 10 vite pas nisjes së konfliktit, vritet në Torino Fadil Mema. Dy persona e qëlluan pranë banesës. Në orën dy të natës, Mema po shkonte në punë, pasi prej disa kohësh punonte si shitës gazetash dhe shumë pranë banesës dy persona e qëlluan atë, duke e lënë të vdekur në vend. Dëshmitare ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, e cila në momentin e ekzekutimit të Memës ishte në ballkon. Pavarësisht se Mema është përpjekur që t’u shpëtojë plumbave, duke hyrë në hollin e banesës, personat e armatosur e qëlluan 14 herë.

-----