Ballina Sport Myrto Uzuni rrëfehet për mediet në Spanjë: Laja pjatat në Greqi, në...

Myrto Uzuni rrëfehet për mediet në Spanjë: Laja pjatat në Greqi, në Shqipëri s’paguaja dot as 12 euro në muaj

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Performanca e Myrto Uzunit në Champions League nuk kaloi e pa vërejtur në mediat ndërkombëtare. Goli i tij i bukur ndaj Juventusit të “mitit” të tij Cristiano Ronaldo, dhe sfida që e pret tashmë me Barcën e Leo Messit, e kanë shndërruar në protagonistin e një interviste të gjatë me gazetën prestigjioze spanjolle “AS”.

Sulmuesi i krahut i Kombëtares dhe i Ferencvaros cilësohet si “ djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Kristiano”. Një titull aspak tallës, por që pasqyron vështirësitë në jetë të 25-vjeçarit nga Berati.

----

Në intervistë, Uzuni tregon për femërinë e vështirë në emigracion, ku në Greqi krahas prindërve edhe ai mundohej të ndihmonte duke punuar.

“Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant.

Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit.

Kurrë nuk e ndala ëndrrën time”, janë disa nga kujtimet e tij për atë kohë, ku tentoi edhe një provim me Olimpiakos, që nuk u realizua nga mungesa e dokumenteve të rregullta.

Rikthimi në Shqipëri ishte po aq i vështirë për Uzunin adoleshent, në fillimet e karrierës.

“Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje.

Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve”, tregon ai.

Kristiano Ronaldon, Uzuni e quan pikë referimi edhe për historinë përbashkët. “Kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen”, rrëfen ai.

Për të ardhmen, Uzuni tregohet me këmbe ne tokë, “ Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha por nuk dua t‘i zbuloj”, tregon shqiptari për “AS”, duke zbuluar edhe se në mars pati kontakte me Espanyol dhe Mallorca, por me pandeminë nuk u konkretizuan. Me siguri dy ekipet spanjolle, janë tashmë penduar.

----- ----